Përfaqësuesja e Kosovës sonte nis aventurën e saj në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.
“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Rumanisë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20 e 45.
Interesimi për këtë ndeshje ishte i madh, ku janë shitur të gjitha biletat, mbi 13.000.
Por ata të cilët nuk mund të jenë të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ndeshjen mund ta shikojnë në Radio Televizoinin e Kosovës – RTK, dhe përmes platformave tjera, në kanalin SuperSport 3.
Kosova gjendet në Ligën C të Grupi 2 së bashku me Rumaninë, Lituaninë dhe Qipron.