Këtu mund të ankohen qytetarët për zyrtarët policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këtu mund të ankohen qytetarët për zyrtarët policor

    Insajderi
    01 April 2025 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot qytetarët mund të ankohen në platformën e-Kosova për zyrtarët policor.

    Në njoftimin zyrtar, nga e-Kosova thuhet se, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat nga zyrtarët policorë, këtë gjë mund ta raportoni në platformë, shkruan Insajderi.


    Platforma është mundësuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

    Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon:

    1. Identifikohuni në Platformën eKosova;
    2. Klikoni mbi “Shërbime”;
    3. Klikoni mbi “Inspektoratet”;
    4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark