×
  • Lajme
  • Lajme

     “Këtu nuk ka vllaznillak” – Vëllau i Liburn Aliut befason me deklaratën, kur flet për arrestimet brenda ministrisë së Infrastrukturës

    Insajderi
    19 October 2024 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka folur gjerë e gjatë për punën e qeverisë, e ku është ndalur paksa edhe tek ministria që drejton vëllau i tij, Liburn ALiu.

    Fatos Aliu ka thënë Liburni duhet të marrë përgjegjësi për arrestimet e fundit që ndodhën brenda ministrisë.

    “Unë e qes veten në atë pozitë kur kam qenë, me u zanë diçka e tillë, unë që jam i pari, që jam përgjegjës dal në skenë, edhe veproj. Qoftë me media, qoftë me media dhe shkoj edhe në Prokurori. Këtu nuk ka vllaznillak, këtu nuk ka familje. Sikurse që nuk ka familje për me e mbrojtë të keqen, edhe familja nuk vlen kur ti je në pushtet dhe e pengon të familjes me kontribu brenda shtetit”, ka thënë Aliu në një emision të gazetës Infokus Ai ka theksuar se nuk e mbronë vëllanë e tij në këtë rast, pasi është shteti në pyetje.

    “Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevoj me më mbrojtë. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja. Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë”, ka thënë Aliu, raporton gazeta Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark