Kevin thotë se është i fokusuar në lidhjen me Anën: Tani nuk mund të dalë e të pi alkool gjithë natën, është kapitull tjetër - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kevin thotë se është i fokusuar në lidhjen me Anën: Tani nuk mund të dalë e të pi alkool gjithë natën, është kapitull tjetër

    Insajderi
    28 July 2025 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Kevin Edmond, ka theksuar se me Anën është shumë i lumtur, madje nuk po shkon as në klube të natës dhe se e ka lënë edhe alkoolin.

    “Tani e kam Anën, duhet me u kujdes për të për familjen që e kemi ne të dy, për të gjitha që munden me ndodh. Më duhet të jem gati, nuk mund të dalë të festoj të pi alkool dhe të humb gjithë jetën ashtu. Tani është kapitull tjetër”, u shpreh ai në Weekend.

    Tutje ish-konkurrenti theksoi se është fokusuar në lidhjen e tij dhe në muzikë.

    “Jemi shumë të lumtur, jemi tu punu shumë. Sidomos Ana, unë jam me muzikë. Nuk du me përzi shumë si influence, jam këngëtar”, tha Kevin.

    Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë dhe përmendi se mund të ketë fejesë me Anën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark