Ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit është ndërprerë për disa minuta.
Klubi i Lepencit ka raportuar se deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sulmeve nga tifozët dhe ekipi i Sharrit.
Klubi nga Kaçaniku gjithashtu njoftoi pastaj për qetësim të situatës, por ende nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë zyrtarët e ndeshjes.
Pamje apo detaje tjera nga ky incident nuk janë ofruar.
Gjithsesi mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë fati i kësaj ndeshje.
Përballja mes Sharrit dhe Lepencit i takon javës së 17-të në Ligën e Dytë të Kosovës.