KFOR-i ka njoftuar se regjimenti Mbretëror britanik nga Yorkshire, i cili mbrëmë aterroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i kanë nisur ushtrimet,
Në njoftim thuhet se britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie.
“Regjimenti Mbretëror i Yorkshire nga Mbretëria e Bashkuar po teston shkathtësitë dhe procedurat e tyre për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i në një njoftim në X.
Sipas këtij misioni, këto janë aktivitete të rregullta të cilat janë kyçe për të ruajtur gatishmërinë operative të KFOR-it dhe aftësinë për të vazhduar zbatimin e misionit të tyre.
“Stërvitja rutinë e Ushtrimit Operativ Trajnues, e cila ka nisur më 18 shtator dhe do të vazhdojë deri në fund të tetorit të vitit 2024, përfshin njësite nga misionit i KFOR-it i drejtuar nga NATO dhe nga forcat rezervë që kontribuojnë nga Regjimenti i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar”, potencoi KFOR-i.