×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    Insajderi
    06 August 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    “Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së”, deklaroi KFOR-i.

    KFOR bën të ditur se komandanti Ozkan Ulutas, është njoftuar nga drejtori i policisë se në urën kryesore të Ibrit do të ketë një inspektim teknik nga afër.

    Para hapjes Qeveria e Kosovës do të bëjë edhe një testim lidhur me kapacitetin e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.

    Për këtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark