KFOR-i holandez përfundon misionin në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i holandez përfundon misionin në Kosovë

    Insajderi
    24 March 2017 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një ceremonie të mbajtur sot në Kosovë, i është shënuar fundi kontributit të trupave ushtarake holandeze në Kosovë.

    Me këtë rast, zëvendës komandanti i KFOR-it, gjenerali Christian Riener ia dorëzoi flamurin holandez zyrtarit ushtarak holandez, Lejtnant Kolonel Theo Plijner.

    Pas 18 vitesh, Forcat e Armatosura të Holandës përfunduan kontributin e tyre për KFOR-in, kontribut i cili filloi në vitin 1999 me shpërndarjen e rreth 4,000 ushtarëve holandez, kryesisht nga reparti i artilerisë dhe inxhinierisë.

    Sipas Lejtnant Kolonel Plijner, Holanda do të vazhdojë të mbështesë institucionet kosovare dhe do të vazhdojë kontributin në EULEX dhe në misionet e tjera të komunitetit ndërkombëtar, shkruan faqja zyrtare informative e NATO-s.

    Brigadier Gjeneral Reiner, në emër të COMKFOR, Major Gjeneralit Goivanni Gungo, falënderoi përfaqësuesit holandez për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Bashkëpunim ky i mundësuar nga kontingjenti holandez në performimin e shumë detyrave duke qenë të përkushtuar dhe përkrahës në mandatin e KFOR-it.

    Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori holandez në Kosovë, Gerrie Willems, dhe shumë përfaqësues tjerë ushtarakë dhe civil ndërkombëtar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark