KFOR-i amerikan me helikopterë në ndihmë të Kosovës kundër zjarreve në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i amerikan me helikopterë në ndihmë të Kosovës kundër zjarreve në Gjakovë

    Insajderi
    19 August 2025 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ajrore amerikane të caktuara në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë asistuar dje Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në përballjen me zjarret në komunën e Gjakovës.

    Dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me sisteme “Bambi Bucket”, kanë kryer disa hedhje ajrore të ujit për të ndihmuar në lokalizimin e flakëve që po rrezikonin komunitetet dhe infrastrukturën lokale.

    Gjatë një periudhe pesëorëshe, ekuipazhet kanë realizuar 12 hedhje, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura.

    “Këto përpjekje tregojnë aftësinë e KFOR-it për të reaguar shpejt, brenda mundësive dhe kapaciteteve, ndaj emergjencave dhe riafirmojnë përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile”, ka njoftuar KFOR-i.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark