×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i demanton Qeverinë Kurti: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinim me ne

    Insajderi
    08 August 2024 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KROR ka demantuar Qeverinë Kurti lidhur me inspektimin e Urës së Ibrit. Thonë se inspektimi filloi pa koordinim me ta. Deklaratë kjo që bie në kundërshtim me atë të zëvendësministrit të Infrastrukturës, shkruan Insajderi.

    Nga KFOR po deklarojnë se nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në këtë situatë dhe se për inspektimin fillestar të ditës së djeshme (e mërkurë), janë njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vetëm disa orë para se të niste procesi.

    “Jemi në dijeni të raportimeve se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë është koordinuar me misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Kjo nuk është e vërtetë”, tha një zëdhënës i KFOR-it.

    “Deklarata jonë e datës 6 gusht 2024 ishte e qartë: Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është njoftuar nga drejtori i Policisë së Kosovës ditën e inspektimit fillestar, vetëm disa orë para se ai të niste”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it për KlanKosova.

    E zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili qëndroi në Mitrovicë gjatë testimit të Urës, tha para mediave se ky veprim është “në koordinim me KFOR-in”.

    Theksojmë se gjatë ditës së djeshme janë bërë inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike të urës së Lumit Ibër, ndërsa sot janë bërë testime të saj me kamionë të cilët kaluan përmbi urë.

    Krejt kjo u bë pasi qeveria ka paralajmëruar kohë më parë se ura mbi lumin Ibër, që lidh pjesën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, duhet të hapet edhe për qarkullim të automjeteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark