KFOR-i dërgon me zarf përgjigjen Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KFOR-i dërgon me zarf përgjigjen Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë

    Insajderi
    06 January 2023 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës.

    Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në ora 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

    Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

    Nuk është bërë ende e ditur përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb për këtë kërkesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark