![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një njësit i KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë dhe një gëzhojë në një pemë në Zveçan.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, ku njoftohet për sekuestrimin e municionit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin”, njofton PK’ja.
Sipas policisë, ende s’ka ndonjë të arrestuar dhe rasti po vazhdon të hetohet. /Insajderi.org/