KFOR-i ende pa reagim zyrtar, deklarohet Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i ende pa reagim zyrtar, deklarohet Kurti

    Insajderi
    15 June 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në konferencën për media ka folur edhe për mos reagimet e ndërkombëtarëve.

    Kurti ka thënë se vazhdon të jetë i habitur me faktin që KFOR-i ende s’ka dalë zyrtarisht me deklaratë, ndonëse ka qenë në vend të ngjarjes.

    “Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarjeje që ishte në mesditë, KFOR-i s’del me njoftim zyrtar se ku është ky vend. Ky vend qartazi është në Kosovë. Edhe automjeti, edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është thellë në Kosovë”, tha Kurti.

    Tutje, Kurti ka thënë se është e çuditshme heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë.

    “Serbia s’ka ndryshuar në qëllime, synime e apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj, por ajo çka është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim, e kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe e aftë t’i krijojë ato”, tha Kurti.

    Ai tha se në vendngjarje janë gjetur gjurmë të çizmeve të huaja e në drejtim të Serbisë, teksa tha se është i befasuar me heshtjen e faktorëve ndërkombëtarë për tolerancën ndaj veprimeve të Serbisë.

    “Në vendin e ngjarjes, kanë qenë KFOR-i e Policia e Kosovës. Aty janë gjetur gjurmët e çizmeve të huaja e në drejtim të Serbisë. Por, janë gjetur edhe prangat lidhëse të plastikës. Pra, si është e mundur që ata pretendojnë se janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e plastikës si pranga janë gjetur në vendin ku po themi ne, 1 kilometër brenda territorit të Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark