×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i monitoron vijën kufitare me helikopter/FOTO

    Insajderi
    24 August 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka publikuar fotografi nga monitorimi i vijës kufitare me helikopter.

    KFOR ka thënë se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark