KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë, mbi 43 mijë litra ujë të hedhura nga ajri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë, mbi 43 mijë litra ujë të hedhura nga ajri

    Insajderi
    28 July 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se po vazhdon të ndihmojë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë disa rajone të vendit.

    Aktualisht, janë aktive 41 vatra zjarri.

    Në njoftim, KFOR-i ka bërë të ditur se dy helikopterë të tipit UH-60 “Black Hawk”, të pajisur me pajisje për shuarjen e zjarrit (Bambi Buckets), kanë kryer ndërhyrje ajrore në zonat e përfshira nga flakët.

    ”Dy ekipe UH-60 ‘Black Hawk’ nga KFOR-i, të pajisura me kova Bambi, kryen hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, duke punuar për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale. Gjatë një periudhe dy-orëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjell më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekur”, thuhet në njoftim.

    Këto ndërhyrje janë bërë për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve që përbëjnë rrezik për popullsinë dhe infrastrukturën lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark