KFOR-i në Kosovë publikon një video të veçantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i në Kosovë publikon një video të veçantë

    Insajderi
    08 March 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar 8 Marsin-Ditën e Gruas me një video të veçantë.
    Duke paraqitur gratë që janë pjesë e NATO-s, në pozita të ndryshme dhe punën që ato bëjnë, përmes një postimi në Facebook, nga KFOR-i kanë uruar Ditën e Gruas.

    “Ajo do ju bëj të qeshni, edhe nëse brenda vetes është duke qarë. Ajo do të ndjehet e stresuar edhe nëse mendimet nuk i ka të tilla. Ajo do ju jap shpresë edhe nëse është duke luftuar”, thuhet në video.

    Tutje thuhet, “Ajo ju bën të lumtur dhe të qeshni edhe nëse ka dhimbje. Ajo sakrifikohet për ju, prandaj thuajini “faleminderit”, bëjeni të ndjehet e veçantë duke i uruar Ditën e Gruas”, thuhet në videon e KFOR-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark