KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër.
Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës.
Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë raportoi se një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së REL-it në terren se, gjatë ditës së sotme, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.