KFOR-i kërkon përforcim, i vijnë 30 trupa nga Britania – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i kërkon përforcim, i vijnë 30 trupa nga Britania

    Insajderi
    19 April 2017 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip prej gati 30 trupave të Mbretërisë së Bashkuar pritet ti bashkohet NATO-së në Kosovës, për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes.

    “Kjo vjen pas një kërkese nga NATO-ja për mbështetje të mëtejshme të KFOR-it nga ana e aleatëve”, shkruan gov.uk.

    Sipas këtij shkrimi roli i saj i veçantë do të jetë për të mbështetur aftësinë e KFOR-it për të kryer zbulime dhe vëzhgime. Ndërsa ky ekip  i Mbrtësirsë së Bashkuar do të vendoset në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

    Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon ka thënë se vendosja e trupave “tregon se ne do të mbetemi të angazhuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

    “NATO mbetet një gur themelues i mbrojtjes sonë dhe duke mbrojtur sigurinë e Evropës dhe për të forcuar sigurinë në shtëpinë tonë”, ka thënë Fallon, shkruan gov.uk.

    KFOR filloi misionin e saj paqëruajtëse në Kosovë në fund të viteve 1990. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark