×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR me njoftim për praninë në Urë të Ibrit dhe patrullimet në zonat afër

    Insajderi
    29 June 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KFOR ka njoftuar se njësite e specializuara shumëkombëshe në kuadër të misionit të KFOR-it janë vazhdimisht të pranishme në Urën e Ibrit, ku kryejnë patrullime në zonat përreth për garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.

    “Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja sigurojnë praninë e vazhdueshme në Urën e Austerlitz dhe kryejnë patrulla të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim, duke iu refruar Urës së Ibrit si “Ura e Austerlitz” për shkak të ngjashmërisë së ngushtë me Pont d’Austerlitz-in francez.

    Kohëve të fundit është rikthye tema e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve. Zv.komandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, kisthe parlajmëruar se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejt. Nga Brukseli ndërkohë kanë thënë se një vendim i tillë duhet të jetë produkt i dialogut në Bruksel dhe kanë shprehur gatishmëri për ta futur në agjendë të bisedimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark