KFOR mirëpret reduktimin e policisë te objektet komunale në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KFOR mirëpret reduktimin e policisë te objektet komunale në veri

    Insajderi
    04 August 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të tërhequr trupat e policisë nga objektet komunale në veri.

    Në komunikatën e KFOR-it thuhet se ky vendim është hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve në atë pjesë të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por a është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

    Njëherit, KFOR ka përsëritur mbështetjen që ka për dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

    “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatë.

    Siç ka bërë të ditur edhe kryeministri Albin Kurti, nga objektet komunale të premtën janë tërhequr edhe 25 përqind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    I njëjti ka shtuar se kjo nuk do të thotë që po zvogëlohet prania e PK-së në veri.

    “Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë”, shkroi ndër të tjera kryeministri Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark