×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se KFOR i kërkoi largimin e veturës, sqarohet Policia e Kosovës

    Insajderi
    04 September 2024 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    (Artikull i edituar)

    Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë.

    Ndërsa, afër urës janë duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

    Në media kanë dal pamje kur një polic parkon veturën zyrtare, dhe për këtë reagon ushtari italian.

    Ky i fundit siç shihet në pamje kërkon nga polici kosovar ta largojë atë.

    Policia informon se zyrtari policor është larguar me kërkesë të ushtarit me arsyetimin se janë duke bërë disa fotografi të karabinierëve.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Insajderin se policia është larguar pasi që ushtari italian shprehu dëshirën që të shkrepë disa fotografi të karabinierëve.

    “Ka shku zyrtari policor me e parku veturën aty, i është afruar një ushtar italian dhe i ka kërkuar që të largoj përkohësisht veturën për  me i bo disa fotografi të veturave të parkuara të KFOR’it. Ata i kanë kërkuar me u largu vetëm për pak”, ka thënë Elshani

    Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar se ka kryer disa trajnime.

    Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri.

    Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

    Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur.

    Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    Ngjashëm ka kërkuar të trajtohet edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e makinave, gjë të cilën Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark