KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë

    Insajderi
    16 December 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

    “Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

    “KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

    Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e qartë se kërkesa do të refuzohet.

    Serbia këtë kërkesë e ka bërë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark