Një personel ushtarak i KFOR-it portugez në Kosovë ka shpërndarë donacione për fëmijë në dy shkolla të Kosovës në Obiliq dhe Babimoc.
Këto donacione përmbanin gjëra për shkollë, lodra, rroba dhe materiale higjenike, shkruan faqja portugeze exercito.pt.
Aksioni ishte ndërmarr në dy shkolla, njëra shkollë me shumicë të etnitetit shqiptar ndërsa tjetra me shumicë të etnitetit serb. /Insajderi.com