Ushtria portugeze e cila ishte vendosur në Kosovë “ka mbaruar operacionet” pasi ka qenë për 18 vite pjesë e misionit të NATO-s, ka treguar Lejtnant Kolonel Helder Perdigao i shtabit kryesor të Forcave të armatosura të Portugalisë.
“Ushtria prej 181-personash të Ushtrisë së Mekanizuar të Batalionit të Këmbësorisë ka filluar sot procesin e tërheqjes në arenën e operacioneve në Kosovë”, ka shtuar zyrtari, njofton agjencia portugeze e lajmeve Lusa.
Tërheqja e forcave ushtarake ishte lajmëruar tetorin e fundit nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Azeredo Lopes, i cili kishte arsyetuar vendimin me “kushtet strategjike dhe operacionale të cilat kishin ndryshuar, këto pra janë kushtet e sigurisë dhe stabilitetit në territor, të cilat janë më të favorshme për zhvillim normal të Kosovës”.
Portugalia ishte bashkuar në operacionin e NATO-s në Kosovë, në qershor të vitit 1999. /Insajderi.com