KFOR kanë reaguar pas deklarimeve që përfaqësuesit e komunave veriore kanë dhënë gjatë ditës së sotme, lidhur me vizitën e kryeministrit Isa Mustafa, bërë kësaj pjese të vendit, ku është përuruar një urë.
Përfaqësuesit e komunave veriore kanë deklaruar se kanë ngrirë raportet me KFOR-in pas vizitës së kreut të qeverisë kosovare, Isa Mustafa.
KFOR në reagimin e tyre thonë se “u vjen keq që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës, nuk kanë mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica.”
“Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të bashkëpunimit. Ato lidhin njerëzit, ato hapin rrugët tregtare – sjellin prosperitet dhe tolerancë. KFOR-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë popujve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të KFOR-it. /Insajderi.com