KFOR: Situata në Kosovë është e qetë, por edhe jashtëzakonisht e brishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    KFOR: Situata në Kosovë është e qetë, por edhe jashtëzakonisht e brishtë

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë por mbetet jashtëzakonisht e brishtë, ka thënë Komandanti i KFOR’it, Gjeneral Major Angelo Ristucia, raporton Insajderi.

    Këtë koment Ristuccia e bëri në një mbledhje me Krerët e Mbrojtjes të NATO’s, të cilët i dhanë mbështetje aktiviteteve të KFOR’it për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e lirë në Kosovë.

    Përveç brishtësisë së gjendjes në terren, Ristuccia shtoi se është gjithashtu “e paparashikueshme për shkak të çështjeve të pazgjidhura”.

    “Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë konvergjuese”, tha ai.

    “Komandanti i KFOR-it të NATO-s, Ristuccia, foli në takimin e fundit të Shefave të Mbrojtjes. Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre”, shkruhet në komunikatën e KFOR’it./Insajderi/

    https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1616036378067992576?s=20&t=Pw6dX7clTL0EYc49hmomKQ


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark