Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për një stërvitje që e kanë realizuar në Prishtinë.
“Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR, e udhëhequr nga NATO, zhvillon një stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë në Prishtinë. Kjo pjesë e trajnimit të rregullt u krye nga personeli i KFOR-it për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta të efektivitetit operacional. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.