Misioni i KFOR-it ka tërhequr nga faqja e saj zyrtare klipin për ushtrimin e fundit të serisë “Ujku gjuetar”, pas interesimit të medieve për përmbajtjen e tij.
Bëhet fjalë për një pamje kur një person problematik, paraqitet me plis në kokë.
Klan Kosova është interesuar të mësoj nëse karakteret e njerëzve të fqinjë, ishin veshur edhe me simbole të etnive tjera në Kosovë.
Pas një përgjigje të shkurtër se e tëra ishte vetëm stërvitje, klipi i ushtrimit u hoq nga të gjitha faqet e misionit paqeruajtës./Insajderi.com