KFOR tregon për intervenimet nga ajri për shuarjen e zjarreve nëpër Kosovë pas kërkesave të institucioneve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR tregon për intervenimet nga ajri për shuarjen e zjarreve nëpër Kosovë pas kërkesave të institucioneve

    Insajderi
    24 August 2025 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në javët e fundit, misioni KFOR i udhëhequr nga NATO, me kërkesë të institucioneve në Kosovë përmes Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona në vendin tonë.

    Ndihma e KFOR-it përfshinte aktivitete zbulimi dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në terren. Në veçanti, Task Forca e Aviacionit Amerikan, e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje, dha një kontribut të rëndësishëm në shuarjen e zjarreve duke kryer disa operacione nga ajri.

    Në komunën e Gjakovës, më 18 gusht, ekuipazhi kreu 12 shkarkime uji në një periudhë pesë-orëshe. Në komunën e Kamenicës, më 11 gusht, ai reagoi 11 herë gjatë një fluturimi gjashtë-orësh. Në Mitrovicë, më 26 korrik, ai kreu 18 operacione ajrore shuarjeje gjatë një periudhe katër-orëshe, dhe në Drenas, më 25 korrik, ai pati deri në 39 ndërhyrje gjatë një periudhe 20-orëshe.

    “KFOR-i mbetet i gatshëm, brenda mjeteve dhe aftësive të tij, për të mbështetur parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR’it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark