KFOR’i ka publikuar fotografi të ushtarëve italianë, duke patrulluar përgjatë kufirit.
Sipas tyre ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO rregullisht kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.