KFOR-i zhbllokon rrugët e bllokuara në veri nga Policia e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i zhbllokon rrugët e bllokuara në veri nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    29 April 2022 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka vepruar për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

    Një zyrtar nga KFOR-i i tha KOHËS se mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë.

    “Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës. Në periudhën 26-28 prill, KFOR-i – në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – ndërmori veprime për të rregulluar pengesat në dy rrugë në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, tha ai.

    Tutje tha se masat e sigurisë që synojnë përmirësimin e policisë dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt “duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët vendas”.

    KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në fund të përgjigjes.

    Policia e Kosovës ka mbyllur disa rrugë të cilat shfrytëzoheshin për kontrabandë në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Portali Kosovo Online pati raportuar ditët e fundit se KFOR-i ka hapur një rrugë në Leposaviq, pasi policia kishte vepruar edhe aty në ndalim të kontrabandës. Raportoi se edhe një rrugë në Zubin Potok ishte hapur më pas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark