Kryesuesi i porsazgjedhur i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, është takuar sot me krerët e të gjitha gjykatave të Kosovës për të biseduar rreth plotësimit të vendeve të lira të punës në këto gjykata.
Takimin e parë, kryesuesi i ri e zhvilloi me kryetarët e gjykatave duke pasur parasysh që këta janë bartësit kryesor që ballafaqohen me sfidat nëpër të cilat që kalojnë gjykatat, thuhet nj një komunikatë dërguar nga KGJK.
“Ky takim është paraparë si takim këshillëdhënës, konsultativ si dhe fillim i koordinimit të bashkëpunimit të punës së gjykatave me Këshillin Gjyqësor”, citohet të ketë thënë Idrizi në këtë takim.
Temë ë rëndësishme e takimit u tha se ka qenë përshpejtimi i procedurave për plotësimin e vendeve të lira të punës në gjykata që sipas kryetarëve të këtyre gjykatave, vonesat janë bërë për shkak të neglizhencës.
“Pasojë e gjithë kësaj është politika që e ka zhvilluar KGJK-ja deri më tani, është për keqardhje mos plotësimi i vendeve të gjyqtarëve, kemi pritur pesë deri gjashtë vite për plotësim të një vendi të punës. KGJK, duket të ketë një dinamik tjetër të punës, kjo logjikë duhet ndryshuar”, ka thënë kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani./Insajderi.com