×
  • Lajme
  • Lajme

    Kharchenko: Rusia e gatshme të futet në dialog, nëse këtë dëshiron Serbia

    Insajderi
    15 April 2021 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Rusia është e gatshme të konsiderojë aspekte të reja të pjesëmarrjes në zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëse Serbia dëshiron”, ka thënë ambasadori rus në Beograd Alexandar Botsan-Kharchenko për gazetën serbe “Novosti”.

    “Me të gjitha vështirësitë aktuale në marrëdhëniet me Perëndimin, çështja e Kosovës shfaqet në kontakte me, për shembull, pikërisht Bashkimin Evropian. Nëse Beogradi del me disa elementë të rinj kur bëhet fjalë për rolin e Rusisë, ato ide mund të konsiderohen, të cilat tashmë kemi theksuar edhe në nivelin më të lartë”, ka thënë ambasadori rus në Serbi.

    Në të njëjtën kohë, Botsan-Kharchenko kujtoi se pjesëmarrja e Rusisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës tashmë është përcaktuar kryesisht nga roli i saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse problemi i Kosovës është pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurimit. Kjo është shumë më e rëndësishme, më e madhe dhe më parimore sesa negociatat aktuale, sepse në çdo zhvillim të dialogut, është e mundur vetëm një zgjidhje që kënaq interesat e Beogradit dhe që mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i KB”, pretendon ambasadori rus./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark