Kica: Ministrja Haxhiu po i shkel rekomandimet e Këshillit të Evropës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kica: Ministrja Haxhiu po i shkel rekomandimet e Këshillit të Evropës

    Insajderi
    29 March 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke i shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës.

    “Është interesante që ministrja po i referohet një institucioni të Këshillit të Evropës, duke iu referuar si një institucion i lartë, në këtë rast Komisionit të Venecias, sepse befasia e saj vjen si rezultat që përderisa Komisioni i Venecias ka bërë të gjetura dhe qëndrim tjetër, tani Gjykata Kushtetuese ka tjetër. Por çka s’duhet të harrojmë është se ministrja e njëjtë po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore me këto që po thotë”, ka thënë Kica në Klan Kosova.

    Sipas Kicës, në rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me pavarësinë e gjyqësorit thuhet se mundësia e vetme e komentimit është që ekzekutivi të thotë se synon ta ankimojë përmbajtjen e jo ta komentojë atë.

    Kica tha se nuk ka dëgjuar në asnjë rast  se Komisioni i Venecias është njoftuar se për momentin procesi i emërimit të kryeprokurorit po bllokohet nga një institucion shtetëror.

    “Kur del ministrja dhe flet për rekomandimet e komisionit të Venecias, nuk duhet të harrojë që ka një pjesë të informacionit që ose nuk ka rastisur të diskutohet, ose i janë përmbajtur informacionit qëllimshëm dhe natyrshëm që Komisioni i Venecias nuk mund të aludojë se çka ka shtesë”, përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark