Kica-Xhelili: Kur ballafaqohemi me injorancë të pushtetit e partive tjera, na mbetet të vlerësojmë nëse ia vlen të heshtet apo reagohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Kur ballafaqohemi me injorancë të pushtetit e partive tjera, na mbetet të vlerësojmë nëse ia vlen të heshtet apo reagohet

    Insajderi
    20 January 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka reaguar edhe nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, lidhur me përplasjen e fundit në mes të partisë ku bën pjesë dhe nën anën tjetër pushtetit dhe koalicionit NISMA-AAK.

    Kica-Xhelili ka thënë qysh moti partitë tjera merren me LDK-në, ndërkohë që ka thënë se akterët e VV-së më shumë merren me LDK-në sesa me pushtetin e partitë e tjera bashkë.

    Ajo ka thënë se LDK-së i mbetet vetëm të mendohet nëse ia vlen të reagohet apo të heshtet kur ballafaqohet me një injorancë të partive tjera, e kur për LDK flasin ata që e kanë pasur të ndaluar për të hyrë në Kosovë e që s’i kanë besuar Kosovës si projekt i përhershëm.

    Reagimi i plotë:

     MOTI merren me ne!

    Akterë të VV, më shumë merren me LDK se tërë pushtetin e partitë tjera bashkë. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, thonë.

    Kur flasin për LDK ata të cilët para se të vinin në pushtet kishin NDALESË të hynin në Kosovë;

    Kur flasin për lidership ata që Kosovën ose e zhvatën, ose nuk e besuan kurrë si projekt të përhershëm;

    Ne na mbetet vetëm të hamendësohemi nëse heshtja ka më shumë peshë se reagimi kur ballafaqohet me injorancë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark