×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kica-Xhelili: Pushteti në panik nga rikthimi i LDK-së prandaj po bëjnë fake news ndaj nesh

    Insajderi
    18 December 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika nga rritja dhe rikthimi i LDK-së.

    Sipas saj, prandaj po përdorin propagandën e tyre me fake news.

    Në emision Rubikon të Klan Kosovës, Kica Xhelili foli për një deklaratë të rreme të postuar nga Avni Zogiani, i cili thotë se kinse kryetari Abdixhiku ka deklaruar që do e privatizoj fabrikën e Municionit.

    “Në qoftë se qekjo është e vërtetë, ku Avni Zogiani e publikon një foto ku kinse Lumiri ka thënë se në javën e parë si kryeministër do e privatizoj fabrikën e Municioneve, imagjinojeni çfarë budallakie është në gjendje me bë një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, për propagandë, i cili është edhe zëvendësministër. Këtë nuk e ka thënë Abdixhiku, duhet me qenë i çmendur, më falni që po shprehem kështu, për me besu një lajm të tillë. Nëse dëshmohet se z.Zogiani e ka bërë këtë fake news dhe dëshmohet që e ka fshi, ky duhet menjëherë me u ftu në Prokurori. Kjo është thirrje për përçarje dhe urrejtje. Ne kemi me qenë nëpër studio për me ua shkatërru këtë propagandë”, deklaroi Kica Xhelili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark