Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar nga sot numërimin e dështimeve të LVV-së me rastin e 2 vjetorit të kësaj qeverisje.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka folur për për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi.
“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë ndër të tjerash deputetja Kica Xhelili.
Ajo po ashtu ka theksuar se Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.