Kica-Xhelili reagon pas zgjedhjes së Bashës: Tragjikomedi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili reagon pas zgjedhjes së Bashës: Tragjikomedi

    Insajderi
    26 August 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me tone kritike ndaj zgjedhjes së deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Kica-Xhelili ka theksuar se ndonëse qëndrimi në anën e drejtë të historisë mbetet thelbësor, ai nuk e zbut dhimbjen që shkakton papërgjegjësia politike e kundërshtarëve.

     “Fakti që qëndron në anën e drejtë të historisë, nuk e bën më pak të dhimbshme papërgjegjësinë me të cilën tjetri i qaset shtetit,” ka shkruar ajo.

    Deputetja e LDK-së ka shtuar se, ndonëse politikanët vijnë e shkojnë, janë veprimet e tyre që lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionet e shtetit:

     “Fundja, ne shkojmë e vijmë, por shtetit i mbetet njolla e atyre që me pompozitet e ulin skenën politike në tragjikomedi.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark