Kidnapim e rrahje me shufra metalike – këta janë babë e bir që morën hak mbi një të mitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kidnapim e rrahje me shufra metalike – këta janë babë e bir që morën hak mbi një të mitur

    Insajderi
    07 January 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mentor dhe Agron Gashi janë arrestuar dje pasi kanë rrëmbyer një të mitur dhe e kanë keqtrajtuar atë.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar profilet e tyre. Babë dhe bir shihen duke lozur me disa qen.

    Ndryshe, Mentori dhe Agroni kanë marrë me forcë viktimën dhe me veturën e tyre e kanë dërguar atë në fshatin Ozdrim, ku e kanë keqtrajtuar fizikisht për orë të tëra duke e goditur me shufra metalike.

    E gjithë këtë ata dyshohet se e bënë në shenjë hakmarrjeje dhe përmes kësaj metode të dhunshme kanë tentuar që të mësojnë identitetin e personave të dyshuar për sulmin ndaj tyre që ishte bërë me 3 janar nga pesë persona.

    Për shkak të dhunës që përjetoi, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, mjekët kanë konstatuar se ai ka pësuar thyerje në njërën dorë.

    Ndërkohë gjithë tmerrin e përjetuar e ka rrëfyer para hetuesve policorë dhe si rezultat i denoncimit, Mentor dhe Agron Gashi kanë përfunduar në pranga.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark