Një nga shtyllat e kombëtares kiliane nga 2007-ta, vitin e kaluar Arturo ka udhëhequr skuadrën drejt fitores në Kupën e Amerikës, njofton Telesport.al..
Nga e diela e kaluar impianti ka marrë emrin e lojtarit të Bayern Munich, i cili e ka festuar lajmin me këtë mesazh në twitter: “Stadiumi i ri Estadio Municipal Arturo Vidal është spektakolar, – ka shkruar ai. – Faleminderit për këtë vlerësim dhe për promovimin e sportit në Kili!”.
Stadiumi ka një kapacitet prej 3500 personash, fusha është me bar sintetik. Një impiant modern, që e bën krenar Vidal. /Insajderi.com