Partia e Punëtorëve që është në krye të shtetit të Koresë me diktatorin Kim Jong-un, do ta zhvilloj të premten Kongresin e parë të këtij lloji që prej 36 vjetësh.
Lëvizja e lirë në kryeqytetin koreano-verior është ndaluar dhe masa të rrepta po ashtu janë ndërmarrë në tërë vendin, shkruan Daily NK, e cila thotë se ka burime brenda shtetit diktatorial.
Jong-un, i cili është tashmë lider suprem i vendit, pritet të përdorë kongresin për të forcuar udhëheqjen e tij, të deklarojë Korenë e Veriut një shtet me armë bërthamore.
Ky Kongres pritet me kureshtje të madhe edhe nga fuqitë e mëdha botërore të cilat presin veprimin e ardhshëm të liderit më kontravers në botë./Insajderi.com