Kim Kardashian e shqetësuar se nuk është nënë e mirë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian e shqetësuar se nuk është nënë e mirë

    Insajderi
    14 October 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pos që është një biznesmene e famshme, Kim Kardashian duhet të gjejë kohë edhe për katër fëmijët e saj të vegjël North, Saint, Chicago dhe Psalm. Dhe ajo e gjen kohën, por nuk e shfrytëzon “si duhet”.

    Duke folur për fëmijët e saj, Kim pranoi se shpesh shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.

    “Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë”, tha Kim Kardashian.

    Kim dhe ish-bashkëshorti Kanye West, janë pajtuar për kujdestarinë e përbashkët të tyre.

    Ata bënë kërkesë për shkurorëzim në shkurt të këtij viti, por kohët e fundit, me daljet e shpeshta krah njëri-tjetrit, u përfol se janë rikthyer bashkë. Por sipas burimeve, ata kanë mbetur thjesht miq të mirë për hir të fëmijëve dhe nuk ka asgjë më shumë midis tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark