Kim Kardashian 'ndez' rrjetin me setin e fundit fotografik në Los Angeles - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian ‘ndez’ rrjetin me setin e fundit fotografik në Los Angeles

    Insajderi
    23 February 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian mahniti fansat me format e saj të tonifikuara gjatë një seti fotografik në plazhin e Los Angeles këtë javë.

    Themeluesja e SKIMS, 44 vjeç, pozoi nën rrezet e diellit me bikini elegante blu dhe një bluzë të bardhë gjysmë të tejdukshme, shkruan DailyMail.

    E njohur për disiplinën e saj të hekurt në fitnes, Kim është lavdëruar nga trajnerët e saj për përkushtimin dhe dëshirën për të ndërtuar një trup të fortë.

    “Ajo nuk dëshiron të jetë thjesht e dobët, por të ketë muskuj dhe të ndihet e fuqishme”, ka thënë ish-trajnerja e saj Melissa Alcantara.

    Në këtë set fotografik, Kim shfaqej natyrale dhe e lumtur, ndërsa argëtohej me valët dhe realizonte poza të ndryshme, madje edhe pranë një jet ski.

    Kjo nuk është hera e parë që ajo pozon në plazh—vetëm disa javë më parë, ajo u pa në Bahamas me bikini me print leopardi.

    E angazhuar në projekte të shumta, nga seriali i ri “All’s Fair” me Ryan Murphy deri te bizneset e saj, Kim Kardashian vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe të admiruar në botën e modës dhe showbiz-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark