Kim Jongu: Kemi kapacitet të sulmojmë SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kim Jongu: Kemi kapacitet të sulmojmë SHBA-në

    Insajderi
    23 June 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jongu, ka thënë se provat e fundit raketore të Phenjanit tregojnë se ky vend “ka kapacitete të sigurta për të sulmuar interesat e Shteteve të Bashkuara”.

    Koreja e Veriut ka testuar të mërkurën dy raketa të njohura ndërkombëtarisht si Musudan.

    SHBA dhe Koreja e Jugut kanë thënë se testi i parë ka dështuar, ndërsa raketa e dytë ka udhëtuar rreth 400 kilometra dhe ka arritur lartësinë prej 1,000 kilometrash.

    Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se provat “janë shkelje e qëllimshme dhe shumë e rëndë e obligimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut”.

    Rezolutat ekzistuese të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të përdorë teknologji të raketave balistike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark