×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina dënon me vdekje ish-sekretarin e partisë komuniste

    Insajderi
    26 November 2024 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kinë, ish-sekretari i Partisë Komuniste dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bankës së Kinës, Liu Liange, është dënuar me vdekje për korrupsion.

    Ai u shpall fajtor për korrupsion, pasi kishte pranuar ryshfete që arrinin një vlerë prej mbi 17 milionë dollarësh.

    Meqenëse Liange pranoi fajësinë dhe ktheu pjesën më të madhe të parave dhe aseteve të vjedhura, dënimi iu dha me pezullim dyvjeçar.

    Kjo do të thotë se dënimi me vdekje do të ekzekutohet vetëm nëse ai kryen krime të tjera gjatë kësaj periudhe.

    Nëse fiton falje, ai do të përballet me burgim të përjetshëm.

    Liu, gjatë kohës sa ishte pjesë e China Export Import Bank dhe Bank of China, shkeli ligjet duke miratuar mbi 3.32 miliardë juanë kredi (420 milionë euro), duke shkaktuar një humbje prej më shumë se 190 milionë juanë (250 mijë euro).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark