Kina dhe nafta “kërcënojnë”  ekonominë botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina dhe nafta “kërcënojnë”  ekonominë botërore

    Insajderi
    20 January 2016 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota mund të jetë në prag të hyrjes në një krizë ekonomike që mund të jetë më brutale se ajo e vitit 2008, pas ngecjes së ekonomisë kineze.

    Kina e ka ekonominë e dytë më të madhe botërore dhe prezanton rreth 12 për qind të GDP-së globale dhe 18 për qind të ekspertëve globale të prodhimit raporton Express.co.uk, transmeton Insajderi.

    Në të njëjtën kohë, ajo ka krijuar nivele të larta të borxhit në brendësi të tregut të saj të stokut, i cili borxh po krijon një “flluskë” të madhe që tashmë mund të shpërthejë.

    Ngecja në ekonominë  po lë pasoja në të gjitha pjesët e botës.

    E gjithë kjo vije pasi që tregu i naftës tashmë po thyhet duke vendosur presion mbi firmat. Gjatë viteve të fundit, kompanitë kanë mbyllur mijëra vende pune në këtë treg.

    Ngecja e ekonomisë kineze dhe rënia e çmimit të derivateve të naftës kanë qenë shkaktarët kryesorë që firmat kanë derdhur miliarda euro që nga fillimi i këtij viti, përcjell Insajderi

    Tundimi i ekonomisë kineze mund të ketë pasojat më të mëdha në ekonomitë aziatike, atë të Australisë, Brazilit, Kanadasë, Kilit dhe Perusë, shtete të cilët varen nga kërkesa nga Kina për mallrat vitale të industrisë.

    Në prodhimtari, Hong Kongu, Korea, Malajzia, Singapuri dhe Taivani janë nga shtetet më të “zhveshura”.

    Sidoqoftë, edhe ekonomitë perëndimore dhe perëndimore nuk janë imune nga ky kërcënim.

    Shumë kritikë dhe ekspertë të ekonomisë besojnë se këto tundime të ekonomisë kineze do të ndikojnë në ngecjen e ekonomisë në gjithë botën.

    Kombinacionet e faktorëve të ndryshëm mund të rezultojnë në një kaos ekonomik dhe financiar rreth gjithë botës dhe një recesion që do të ishte më i keq se ai i vitit 2008, shkruan Insajderi

    Gjatë ditëve të fundit investitori George Soros dhe analisti financiar Albert Edwards kishin ngritur zërin e tyre mbi këto ngecje të mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark