Kina do të dërgojë një delegacion në Ukrainë për zgjidhjen e krizës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kina do të dërgojë një delegacion në Ukrainë për zgjidhjen e krizës

    Insajderi
    26 April 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojnë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës atje, i tha presidenti Xi Jinping, homologut të tij ukrainas, raportojnë mediat shtetërore kineze.

    Xi ia tha këtë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede përmes telefonit, njoftoi televizioni shtetëror CCTV transmeton Insajderi

    Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi presidentit ukrainas Zelensky, thuhet në raport.

    “Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo ftesë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

    Në fillim të prillit, Xi tha se ishte i gatshëm të fliste me Zelenskyn. Ai i ka kërkuar disa herë presidentit kinez Xi të takohet me të, edhe pasi lideri kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, muajin e kaluar.

    Në shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Sipas agjencive botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe për të inkurajuar Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark