Qytetarët e Kinës festojnë festën e pranverës dhe vitin e Gjelit. Krahas Kinës festohet edhe nga Malajzia, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia
Sipas kalendarit kinez qytetarët e këtij vendi lanë pas vitin e Majmunit dhe më 28 janar hynë në vitin e Gjelit. Në vend ka një pushim zyrtar prej 7 ditësh, ndërsa qytetarët gjatë këtij pushimi vërshuan në qendrat e dëfrimit dhe parqet, shkruan Anadolu Agency.
Qindra qytetarë të Pekinit janë mbledhur në Parkun Ditan për të festuar hyrjen e vitit të ri në formë tradicionale.
Vendet ku janë bërë festimet janë mbushur me mbishkrime ku kërkohet nga viti i ri më shumë paqe, bereqet, shëndet dhe pasuri. Ata janë sjellë në vëmendje përmes thënieve të njohura kineze. Ndërsa të gjithë qytetarët nga më i vogli deri tek më i madhi kishin mbushur sheshet.