Për shkak të grafiteve të shumta të turistëve, të tilla si “Unë kam qenë këtu”, në shumë shenja dhe lokacione në anën kineze të Everestit, autoritetet kineze po hartojnë plane për të ndalur këto veprime.
Ata planifikojnë të ngrisin disa tabela të cilat mund të shfrytëzohen nga turistët për të plotësuar dëshirën e tyre për të lënë shenjë, shkruan BBC.
Ndërsa zyrtarët në Tibet thanë se meqë turistët paraprakisht duhet regjistrohen para se të hyjnë në atë pjesë, atëherë bëhet më e lehtë edhe identifikimi i fajtorëve.
Maji është muaji kur në Everest ka më së shumti vizitorë./Insajderi.com