Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, lëshon disa raketa balistike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, lëshon disa raketa balistike

    Insajderi
    04 August 2022 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vizitës së Kryetares së Dhomës së SHBA, Nancy Pelos në Tajvan, Kina ka filluar stërvitjet në detet rreth ishullit. Stërvitjet do të zhvillohen në rrugë ujore të ngarkuara dhe po përfshijnë gjuajtje me municion të drejtpërdrejtë.

    Tajvani thotë se kjo përbën një bllokadë detare dhe ajrore, ndërsa SHBA tha se stërvitjet si akt janë të papërgjegjshme dhe mund të dalin jashtë kontrollit.

    Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.

    Raketat Dongfeng janë ato që operohen nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

    Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të nisjes, duke shtuar se dënoi veprimin irracional të Kinës, i cili solli dëme.

    Tajvani tha se ka paralajmëruar avionët luftarakë kinezë të mërkurën dhe ushtria ka lëshuar flakë për të larguar avionët e paidentifikuar mbi ishujt Kinmen, të vendosura afër kontinentit.

    Sipas BBC, Tajvani u ka kërkuar gjithashtu anijeve të marrin rrugë të ndryshme dhe po negocion me Japoninë dhe Filipinet për të gjetur rrugë alternative të aviacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark